Rreth Nesh
Gagi Restaurant është biznes familjar që punon që nga 17 shtatori 2009, në pronësi të Gagi Group – e cila njëkohësisht është edhe pronare e Foto Gagit dhe Gagi Print (afër Hotelit Grand). Gjendet në qendër të Prishtinës – afër vendparkimit të Ministrisë së shërbimeve publike, ish Shtëpia e Mallrave e Re – Gërmia.
Tani, në Gagi Restaurant ushqimi përgatitet nga furra me qymyr Josper Charcoal oven e cila sipas testeve dy-javore që i kemi bërë, ka marrë notën 10 nga ju të dashur klientë. Furra Josper e cila është e instaluar në Gagi Restaurant ka marrë çmime ndërkombtarisht të njohura. Kjo furrë jo vetëm që bënë pjekjen e mishit, ushqimit te detit, perimeve dhe brumërave të ndryshme me qymyr, por edhe avulli i krijuar nga kjo pjekje i jep ushqimit një aromë e shije të përkryer. Gagi Restaurant furnizohet me biftek të freskët çdo ditë nga e hëna deri të shtunën, ndërsa me peshk të freskët 2 deri në 3 herë në jave. Bifteku dhe Peshku, si ushqimet kryesore të Gagi-t, tani kanë edhe shijen e merituar: shijen e qymyrit (prushit) – shije e cila të bënë ta shijoni ushqimin tanë të freskët edhe më shumë. Familja Gagica ju mirëpret me shumë dashuri. Komentet dhe kritikat e juaja do të merren parasysh dhe do të inkorporohen në MENU-në e re të cilën jemi duke e përgatitur.